Ravanelli flet për finalen e “Euro 2020”: Më tremb arbitri!

0
173

Ish-sulmuesi i njohur, Fabrizio Ravanelli në prag të finales së Evropianit ka vetëm një merak. “Më frikëson vetëm arbitri”, e nis analizën e tij ish-juventini.

“Çfarë ndeshje pres? Shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar sepse të dy skuadrat do të kenë shumë respekt për njëra-tjetrën. Ja pse pres një ndeshje me pak gola, por shumë interesante taktikisht.

Fakti që luhet në Wembley mund të jetë një avantazh për ne. Kemi lojtarë me eksperiencë si Bonucci dhe Chiellini, dhe për anglezët ajo atmosferë mund të kthehet në shtypëse.

Megjithatë, kam frikë se tavolina është e shtruar për festën e Anglisë. Ajo penallti kundër Danimarkës nuk ekzistonte, një gjë skandaloze”, deklaroi Ravanelli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here