Sherri në Durrës, policia: Autorit që kërcënonte i gjendet arma

0
119

Dy persona janë përfshirë në një konflikt që mund të përshkallëzonte me përdorimin e armës së zjarrit në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Sipas policisë, shtetasi L. B., po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H.

Rezulton se autori 34 vjeçar, banues në Kavajë ishte i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Në vijim të procedurave, shtetasi L. B., 34 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve) u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, i vunë prangat shtetasit me inicialet P. S., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ofenduar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur kunatën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here