Shkëlqeu te Vitese, Çelsi i ofron kontratë 5-vjeçare Armando Brojës

0
128

Një lajm mjaft pozitiv është duke qarkulluar ditën e sotme në mediat ndërkombëtare. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja.

Sipas gazetarit italian Fabricio Romano, bordi i Çelsit është duke punuar për finalizimin e rinovimit të një kontrate afatgjate për sulmuesin e talentuar shqiptar. Broja pritet të nënshkruajë me Çelsin një kontratë të re, deri në vitin 2026.

19-vjeçari ka qenë në huazim te Vitese, sezonin e shkuar, ku realizoi 10 gola.  Paraqitja fantastike e sulmuesit të Kombëtares, duket se ka bindur drejtuesit e kampionëve të Champions-it, që të besojnë te talenti i shqiptarit. Aktualisht Broja është pjesë e skuadrës së parë në fazën përgatitore që blutë e Londrës janë duke zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Tuhel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here