Aksident i rëndë, vdes drejtori i pyjore, e zuri poshtë makina me dru
Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Dushar të njësisë administrative Lozhan, në Maliq.
Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.
Viktima është 38- vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.
Nazifi ishte hedhur nga kamioni për të shpëtuar, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.
Për shkak të terrenit mjaft të vështirë pritet të mbërrije policia, ambulanca dhe zjarrfikësja sepse është zonë shumë e thellë.