Një operacion policor është duke u zhvilluar në Tiranë për llogari të SPAK-ut.
Burimet thonë se operacioni po zhvillohet pas hetimeve që u kryen mbi tenderin me uniformat e Policisë së Shtetit.
Operacioni është në vijim dhe ende nuk janë ekzekutuar të gjitha masat për disa ish-zyrtarë, pjesë e Komisionit të Vlerësimit, por jo vetëm për ata.
Hetimet nisën fillimisht për shkeljet në tender, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk mësohet cilat janë akuzat konkrete që ka ngritur SPAK-u.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka marrë edhe 10 urdhër-kontrolle me vendime gjykate në banesa e subjekte.