Ukraina fajëson hakerët rusë për sulmin në ueb-faqen e Marinës

0
160

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se hakerët e Qeverisë ruse sulmuan ueb-faqen e Marinës së Ukrainës, për të përhapur dezinformata në lidhje me ushtrimet ushtarake shumëkombëshe “Sea Breeze” në Detin e Zi.

Ministria tha se “e gjithë makina propagandistike e Kremlinit” është përfshirë në operacionin e piraterisë, që publikoi dokumente dhe lajme të rreme në ueb-faqen e Marinës.

“Kërcënimi tani është eliminuar”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes, duke shtuar se ka pasur tentime për sulme edhe në portalin e saj.

Ukraina e akuzon vazhdimisht Rusinë për sulme kibernetike – diçka që Moska e mohon.

Një total prej 32 vendesh, përfshirë shumicën e vendeve në Detin e Zi, aleatë të NATO-s dhe partnerë janë duke marrë pjesë në stërvitjet “Sea Breeze”, që kanë nisur më 28 qershor.

Stërvitjet vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të një incidenti që ka përfshirë Rusinë dhe një anije luftarake britanike në brigjet e Krimesë.

Ushtrimet përfshijnë 5,000 trupa, 32 anije, 40 aeroplanë dhe 18 operacione speciale dhe përfundojnë gjatë ditës së sotme.

Rusia i kundërshton stërvitjet dhe ka thënë se po monitoron veprimet e forcave ushtarake që marrin pjesë në to.

Në fund të muajit të kaluar, Rusia ka testuar sistemet e saj të mbrojtjes ajrore në Krimenë e okupuar.

Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Ajo mbështet edhe separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here