Drejtuesi i një makine ka shpëtuar për mrekulli si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur mesditën e sotme në Laç.
Makina si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga, ndërsa trafikndarësja e ka çarë në dysh.
Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi është në gjendje të rëndë për jetën.