Detaje të reja nga kontrolli që bënë sot rreth 100 forca policie në ambientet e paraburgimit në Vlorë.
Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, ka të dhëna qesharake mbi sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra.
Në procesverbal thuhet se u është lënë porosi drejtuesve të paraburgimit të Vlorës që të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.
Procesverbali i mbajtur pas superkontrollit të dështuar:
Me urdhër nr 7030 datë 02.07.2021 miratuar nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.
Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.
Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime.
Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si:
tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.
Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxori nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.
Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.
Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.