Duhet ta parandalonte kanabisin, por e mbolli vetë, kryeplaku me të birin dhe vëllanë bien në “rrjetë”

0
99

Kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis në Kukës, djali dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Kepi”.

Kryeplaku me inicialet M. M. 50 vjeç, djali i tij E. M, 24 vjeç dhe vëllai U. M. 38 vjeç, person me precedent penal akuzohen se në vendin e quajtur “Kepi i kishës” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin  kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here