“Në Suedi kapelja e policit kushton 34 €, në Shqipëri kushtoi 350€”, Berisha: Vjedhje e 11-fishtë

0
132

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, që akuzohen se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Berisha thotë se bëhet fjalë për një vjedhje me 11-fish, ndërsa shprehet se në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 euro ndërsa për policin shqiptar kushton 350 euro.

Postimi i plotë i Berishës

Kjo eshte vjedhje me 11 fish! Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme. Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here