Rama orjenton SPAK-un nga bashkitë, por shëndetësia kryeson me 31.8 % të tenderave të dyshimtë!

0
116

Gjatë një takimi të pak ditë më parë me kryetarët e bashkive në vend, në formë kërcënimi, Rama u kërkoi që të mos ndërhyjnë me favorizime në prokurimet publike, pasi do të përballen me SPAK-un.

Por nga një kërkim i thjeshtë në portalin ‘Open Procurement’, rezulton se shëndetësia është sektori më numrin më të madh të tenderave me risk të miratuar, të quajtur ndryshe ‘siredflags’.

‘Siredflags’, janë tenderat që kanë rrezik të lartë për klientelizëm, korrupsion, mungesë gare dhe konkurrence.

Që nga viti 2015 e në vijim, në sektorin e shëndetësisë rezulton se janë zhvilluar gjithsej  20.781 tendera, nga të cilët 6609 tendera janë me “redflags”, ose 31.8 % e totalit.

Për pushtetin vendor, ky raport mes tenderave të zhvilluar dhe atyre “redflags” është 16.8%. Pra, më pak se në sektorin e shëndetësisë.

Sektorët më problematikë janë ato qe marrin më shumë lekë nga buxheti. Shëndetësia dhe Arsimi nga të parët, por edhe ministritë ndryshme, që janë të lidhura direkt me prokurimet publike”, thotë Eduart Gjokutaj.

Gjithashtu, nga të dhënat e Open Procurement rezulton se përveç shëndetësisë dhe pushtetit vendor, institucione të tjera me numër të lartë të tenderave me risk ose ndryshe “redflags” janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit; ndërmarrjet shtetërore; agjencia e blerjeve të përqendruara dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here