Sherr masiv mes shqiptarëve e punonjësve, një i plagosur në spital

0
151

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në sheshin para një birrarie në Borgo Valsugana, në Trento. Protagonistë ishin një grup shqiptarësh dhe punonjës të këndit të lojërave para lokalit.

Si pasojë e sherrit pati një të plagosur që u transportua në spital, pa rrezik për jetën. Gjithçka nisi me zënkën e dy-tre personave brenda lokalit, pas fjalëve të lëshuara për ndeshjen. Personeli i sigurisë i birrarisë ndërhyri duke i nxjerrë jashtë personat që po ziheshin, por sherri vazhdoi më tej duke u rritur në numrin e pjesëmarrësve, të cilët u bënë me dhjetëra.

I plagosuri i shtruar në spital është një klient i lokalit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. I zoti i lokalit u detyrua ta mbyllte aktivitetin në një mbrëmje që mund t’i kishte sjellë fitime të mëdha, duke qenë se ishte finalja e evropianit, në fund e fituar nga Italia.

Sherri u zhvendos më pas në Piazza Romani, ndoshta me frikën e mbërritjes së forcave të rendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here