Arrestimi i kryebashikakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe i 8 zyrtarëve të Ministisë së Brandshme nga SPAK, sipas ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, po bën që SPAK të dalë nga qëllimi që është krijuar: për goditjen e politikanëve të korroptuar.
Manjani shkruan në Facebook se arrestimi i drejtorëve dhe speciastëve të tendrave mund të bëher edhe nga Prokuroria e zakonshme dhe SPAK të fokusohet tek “peshqit” e mëdhej. Gjithashtu ish ministri nuk le pa thumbuar as ambasadoren Yuri Kim.
Statusi i Ylli Manjani:
Sa për kujtesë.
SPAK u krijua për të goditur korrupsionin në nivele larta vendimmarrëse dhe jo për specialistë e drejtorë prokurimesh. As për të hetuar rregullshmërinë e kryerjes së detyrës nga zyrtarë jo politikë.
Këto detyra i kryen, siç i ka bërë prokuroria e zakonshme. Investimi i SPAK në cështje si kjo e Lushnjës apo e qendrës së prokurimeve të përqendruara është humbje kohe për këtë strukturë. Është një mbingarkesë e panevojshme.
Ashtu siç është një mënyrë për të bërë të harrohet qëllimi i vërtetë i SPAK: goditja e politikanëve të korruptuar. Duke u marrë me çështje rutinë, SPAK realisht edhe po të dojë nuk ka kohë fizike të shkojë tek politikanët që marrin vendime 100 herë më abuzive sesa çdo komision tenderi.
Fjala vjen Teatri dhe Bechetti, apo koncensionet, PPP e kontratat e shërbimeve të lidhura pa garë fare janë shumë më të kushtueshme sesa disa shkelje ligjërisht të debatueshme gjithsesi, të procedurave të prokurimit me garë.
Në një procedurë prokurimi të hapur verifikimi i ligjshmërisë është shumë i thjeshtë. Mjafton të analizosh cmimin në raport me ofertat dhe cmimet e tregut; procedurën e ndjekur dhe një ide e krijon shumë shpejt.
Ndaj për këtë nuk na duhej SPAK. Ky i fundit na duhej për ato raste kur ska proces fare dhe mundësisht për korrupsion të kapur në flagrancë…
Hetimi i politikanëve është misioni, jo i specialistëve! Hetimi i trafikantëve e jo i shoferëve të kamionëve…
SPAK nuk mund të krenohet me raste rutinë,por me raste të mëdha.
******
Kjo kujtesë vlen edhe për entuziasnin koti të zonjës Kim, që mendon se që kur ka ardhur ajo në Shqipëri u shpik arresti me burg…