Dy shqiptarë humbin jetën në dy aksidente të ndryshme në Slloveni…

Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme në Slloveni.

Sipas njoftimit të ambasadës kosovare në Slloveni, Ilirijan Bytyqi 19-vjeç nga Suhareka ka humbur jetën në një aksident në punë.

Ndërsa, Nazif Saramati, 34-vjeç, nga Prizreni, ka vdekur mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident.

Ambasadori Avni Kastrati dhe stafi i Ambasadës kanë ngushëlluar familjet Bytyqi dhe Saramati.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!

Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.

Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës

Dy shqiptarë humbin jetën në dy aksidente të ndryshme në Slloveni…

DW: Drejtësia e re dhe të korruptuarit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko