Një operacion po zhvillohet, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Durrës, ndërsa vijon ende.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila raporton se nga aksioni janë bllokuar një sasi municionesh dhe kapsolla detonatore, si dhe janë arrestuar disa persona.
Gazetarja Haxhiaj sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet se policia ka bllokuar një taksi dhe një makinë super-luksoze tip “Mc Claren”, vlera e së cilës shkon deri në 1 milion euro.
Mjeti është me targa angleze dhe sapo ishte futur në Shqipëri. Ndërkohë, policia vijon kontrollet në banesa, për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve luftarake.