“Futbolli shëron”/ Më parë kalonin makinat e tmerrshme të ushtrisë dhe qyteti fantazmë, tashmë vjen autobuzi i zbuluar me trofeun e Europianit

0
79

“Sporti shëron plagë”! Italia merr frymë sërish, është kthyer në jetë! Pas një periudhë të tmerrshme me COVID-19, ku ishte shteti më i prekur në Europë, fqinjët tanë po rikuperohen gjithmonë e më tepër nga gjendja e kaluar. Kontrasti i madh mund të shihej në rrugët e Romës pas përfundimit të finales. Nëse më herët po ktheheshin qytetet fantazmë, kryeqyteti italian po gumëzhinte në mbrëmjen e 11 korrikut.

Përveç emocioneve të trofeut të fituar, pasi janë kampionët e Europës, italianët po zbraznin edhe të gjithë negativitetin e mbartur prej një kohë të gjatë. Për këtë arsye edhe disa tifozë ishin të shfrenuar për mënyrën sesi kanë dalë në Romë, por në 11 korrik lejohej gjithçka. Nëse më parë parakalonin makina e ushtrisë me trupat e njerëzve që humbën jetën nga COVID-19, dje kaloi autobuzi i zbuluar me Kombëtaren që solli trofeun e Europianit në Itali. Kontrasti është i madh, futbolli shëron plagë, edhe ato që duken të pashërueshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here