Të gjithë prisnin që Armando Broja të rikthehej te Viteshe për të vazhduar edhe një vit tjetër huazimi në Eredivisie pasi shkëlqeu në sezonin që lamë pas. Megjithatë ndodhi krejtësisht e kundërta pasi londinezët i besuan futbollistit shqiptar.
Trajneri Tuchel që arriti të fitonte edhe “Champions League” në sezonin e shkuar e ka marrë Brojën në përgatitjet para sezonit të ri. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë po stërvitet me ekipin e parë të Chelsea-t, ndërsa kënaqësinë e marrë e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale me fjalët: “Jam i lumtur që u ktheva sërish”. /Sport Ekspres/