Nga Dritan Shano
Dje në Athinë, Kryeministri i vendit tim, duke ju referuar vonesave në hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, paska thënë se: Ne kishim organizuar dy dasma po nuk na erdhi Nusja.
Zoti Kryeministër, më lejo të të them se në raport me integrimin në BE, dhëndërri është BE, ndërsa Nusja je ti.
Andaj, Nuse shtroju punës dhe fillo të përgatisësh pajën, siç është rënë dakord me krushqit, jo si të pëlqen tyja!