Tenderët e bashkive dhe qeverisë, 3 kompani morën 370 mln euro

0
132

Në pesë vitet e fundit, vetëm tre kompani kanë përfituar nga paratë publike nëpërmjet tenderëve mbi 373 milionë euro.

Kompanitë janë “Fusha sh.p.k”“Salillari” dhe “G.P.G”, të cilat të vetme ose me grup operatorësh kanë marrë 245 kontrata.

Janë mbi 12 mijë kompani aktive që operojnë në tregun vendas, por vetëm një grup i vogël arrin të përfitojë pjesën më të madhe të kontratave publike.

Të dhënat e AIS Albania, tregojnë se “Fusha Sh.p.k” është shoqëria që ka përfituar e vetme dhe me bashkim kompanish 117 kontrata me vlerë 150 milionë euro, ndjekur nga “G.P.G Company” dhe “Salillari”.

Tre kompanitë me përfitimet më të mëdha nga kontratat publike. Burimi: Open Corporates

Prej vitit 2015 këto firma, kanë fituar kontrata përmes prokurimeve publike me bashkitë dhe institucione të qeverisjes qendrore. “Fusha sh.p.k” e ka marrë pjesën më të madhe të tenderëve nga bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar të Zhvillimit në fushën e ndërtimit, por në portofolin e saj, ka edhe kontrata në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimin e mbetjeve.  

Edhe “G.P.G”, një ndër kompanitë më të paguara nga thesari gjatë vitit 2020, ka marrë kontrata, kryesisht për investime në ujësjellës-kanalizime, qendra urbane dhe rikonstruksione objektesh. Ajo ka marrë nga shteti 131 milionë euro.

Renditja vendos në vendin e tretë shoqërinë “Salillari”, e cila ka 27 kontrata me 10 bashki të ndryshme. Vlera totale e parave që ka marrë është mbi 91 milionë euro.

Të dhënat e përpunuara tregojnë se kompanitë në fushën e ndërtimit dominojnë jo vetëm për kontratat publike që marrin, por edhe për lidhjen që sigurojnë me njëra-tjetrën.

Vetë qeveria,ka pranuar se 70 për qind e tenderëve kanë probleme me kriteret dhe shfaqin risk për abuzim, duke lajmëruar ndryshime ligjore në këtë fazë, ndërsa një tjetër skemë që përdorin firmat private është edhe regjistrimi i tyre me 2 apo më shumë NIPT-e, për të zgjeruar përfitimet e tyre./ Euronews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here