Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme teksa ka qenë duke punuar në ndërtim. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë, ku 55-vjeçari D.Q., ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi, dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia.
Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.