Gjykata e Tiranës është tërhequr për të marr një vendim për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën në 8 dhjetor 2020.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.