ANALIZA/ Zbardhet dokumenti me 13 pika i PD: Ja 4 qarqet ku u dështua në zgjedhje

0
149

Partia Demokratike ka hartuar një dokument me 13 pika lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa theksi vihet te ajo që demokratët e konsiderojnë si masakër zgjedhore të realizuar nga Qeveria dhe institucionet shtetërore, në anën tjetër dokumenti vlerëson edhe punën e drejtuesve të qarqeve lidhur me arritjen ose jo të pritshmërive.

Kvshtu referuar dokumentit, nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezulton se kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës.

Në dokument thuhet se është arritur projeksioni minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, në qarqet Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.

Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

“Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm – 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:

Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.

Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë”, thuhet në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here