Disa nga landet perëndimore të Gjermanisë po përjetojnë një katastrofë natyrore, me shira të rrëmbyer. Në orët e para të ditës u raportuan 9 viktima dhe mbi 70 të zhdukur nga përmbytjet që autoritetet thonë se ndonjëherë një herë në shekull.
Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë shkaktuar tragjedi në perëndim të Gjermanisë, me të paktën 9 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur gjatë mëngjesit të së enjtes.
Policia njoftoi se viktimat, mes tyre edhe dy zjarrfikës, u regjistruan në landet e Rajnland-Pfalcit dhe Rajnland-Vestfalisë.
Vala konstante e vërshimeve shkaktoi shembjen e 6 shtëpive në rajonin Ahrvajler, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Në rrezik janë edhe 25 godina në rajonin Shuld.
Reshjet e rrëmbyera nisën të mërkurën duke shkaktuar brenda pak orëve bllokim të trafikut, dëme në infrastrukturë dhe evakuime në masë.
Ndërprerja e energjisë detyroi edhe zbrazjen e plotë nga pacientët të një spitali në Leverkusen.
Autoritetet thanë se është mundur të shmanget rreziku i shembjes së një dige të zonës.
Shërbimi Meteorologjik Gjerman paralajmëroi se pjesët jugperëndimore të vendit do vazhdojnë të enjten në regjimin e shirave dhe priten të bien vazhdimisht deri mbrëmjen e së premtes.