Helmimi i ujit në Deçan, flet dëshmitari: Dy serbët kërkuan një vendndodhje konkrete

0
176

Dëshmitari në Deçan, që kallëzoi dy serbët për dyshimin se kanë kontaminuar ujin e pijshëm, duke helmuar mijëra persona dha detaje rreth denoncimit. Ai thotë per A2news se ata kishin ardhur duke kërkuar për koordinata konkrete.“Kam qenë ulur në sallë aty, kur kanë zbritur ata prej makine, me targa të Novisadit të Serbisë, me kuzhinierin kam qenë ulur kur ata kanë ardhur si gangsterë dhe hynë brenda. Mua më lindi dyshimi që këta nuk janë si duhet. Duke biseduar me ta, ata kërkonin për rrugë. Në gjuhën serbe aq sa dija u zhvillua biseda, dyshova për ta, shkuan ata dhe pasi shkuan, të nesërmen erdhi policia në lokalin tim. Njoftova rastin dhe iu tregova, i hapa kamerat. Dyshova edhe unë vetë për ta”, thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here