U përplas me policët bashkiakë, flet e moshuara: Djali më ka vdekur, unë iu thashë gjallë karrocën s’ua jap

0
138

E moshuara, e cila dje u kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave, ka folur lidhur me çfarë ka ndodhur në përplasjen e saj me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por ajo nuk i lejo, ndaj dhe preferoi që t’i hidhte produktet në rrugës.

Sipas saj, efektivët ua marrin frutat dhe perimet, për t’i ndarë me njëri-tjetrin. Po ashtu e moshuara tregoi edhe historinë e vështirë të jetë, duke përmendur ndarjen nga jeta të djalit.

“Erdhën dhe donin të më merrnin karrocën. Iu thashë ‘gjallë në botë karrocën nuk e jap’.

Edhe unë një të marrë karrocën dhe ma kthyen. Unë jetoj në Fushë Krujë. Më kanë ngacmuar, edhe njëherë ma kanë marrë karrocën.

Unë jam fshatare vetë dhe i shes në Tiranës frutat dhe perimet. Unë nuk di sa lekë fitoj. Edhe 10 mijë lekë.

Ata mallin e marrin dhe i ndajnë me njëri-tjetrin (flet për policët bashkiakë). I kam parë, unë i marrin për vetë. Është një grua prej Bubqit dhe ia marrin përditë. Tek unë nuk kanë marrë.

Më ka vdekur një djalë. Iu mbush mëlçia me ujë. Kam fëmijë të tjerë për të mbajtur“-tregoi ajo.

E moshuara mobilizoi një rrjet të tërë kundër dhunës që efektivët e Bashkisë së Tiranës përdorin ndaj shitësve ambulantë dhe endacakëve në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët kanë kërkuar shkarkimin e tyre, por deri më tani nuk aka asnjë reagim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here