Ardi Veliu gënjeu publikisht/ Klodiana Lala i nxjerr të palarat kreut të Policisë

0
209

Gazetarja Klodiana Lala ka “shpërthyer” ndaj Policisë, e cila sipas saj fsheh ngjarje të rëndësishme, ndërsa nxiton të dalë me njoftime për raste më pak të rënda.

Duke iu referuar arrestimit të disa inspektorëve të ndërtimit në Dibër, Lala ka hequr paralale me rastin e vrasjes së Klodian Rashës, ku Policia nuk jepte asnjë njoftim.

Sipas saj Ardit Veliut, kreu i Policisë së Shtetit gënjeu publikisht, ndaj ajo sërish i bën thirrje që të heqë kapelen  të largohet nga detyra.

Kolegë gazetarë lexojeni me shumë kujdes këtë njoftim të Policisë së Shtetit. Aq i detajuar është sa më duket vetja sikur jemi në Holandë.

Por ama kur u vra Klodian Rasha, njoftimet ishin nga 2 radhë dhe më shumë ngatërrohej media se sqarohej.

Edhe për masakrën e Elbasanit deklerata u bë një ditë më vonë.

Aty z.Veliu gënjeu publikisht. Bëri shërbimin e radhës.

Po kur kapet drogë në Port e policia shtrydhet të japë detaje.

Rastet janë të pafundme. Sikurse të tilla janë edhe rastet kur policia ka fshehur arrestime apo ngjarje.

Kjo e Dibrës është ngjarja më e rënde që ka ndodhur kohët e fundit e siç e shihni policia po bën transparencë.

Pika policisë.

Ard Veliu hiq kapelen”, shkruan Lala në rrjete sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here