Një shqiptar më pak te Zvicra, Armir Mehmedi tërhiqet nga kombëtarja helvete

0
111

Admir Mehmedi tërhiqet nga ekipi kombëtar i Zvicrës. Sulmuesi me origjinë shqiptare, mbyll përvojën me helvetët pas 76 paraqitjeve dhe 10 golave me fanellën e kombëtares në ndeshjet zyrtare.

30-vjeçari mori pjesë në Kupën e Botës 2014 dhe Kampionatin Evropian 2016, si dhe në Euro 2020 ku luajti një rol të rëndësishëm në kualifikimin për në çerekfinale pasi ishte zgjedhur nga Petkovic, te penalltitë ku realizoi 11-metërshin e pestë kundër Francës.

“Kam ardhur në përfundim se kjo është koha më e mirë për të thënë mjaft. Euro 2020 përfaqëson një pikë të fantastike për të mbyllur këtu kapitullin e kombëtares për. Unë jam krenar dhe mirënjohës që kam qenë në gjendje të përjetoj të gjithë këto vite emocionet me Zvicrën,” deklaroi lojtari shqiptar në reagimin e gjatë ku shpjegon largimin përfundimtar.

Zvicra tashmë do të nisë në Shtator eliminatoret për Kupën e Botës pa një lojtar shqiptar si Mehmedi teksa mbeten ende Shaqiri e Xhaka dhe më 5 Shtator ata i pret dueli me Kampionët e Europës, Italinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here