Oerd Bylykbashi ironizon arrestimet e SPAK: Do kalojë stuhia e rërës, do marrë me vete edhe ndonjë kalë ngordhalaq

0
298

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizuar operacionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe bashkisë së Lushnjes.

Ai i ka krahasuar këto operacione me ndërmarrjet e peshkimit në vitet ’80, të cilat e mbushnin planin duke kapur peshq të vegjël, pasi peshqit e mëdhenj nuk i kapnin dot.

Sipas Bylykbashit, stuhia e rërës do kalojë dhe do të marrë me vete ndonjë kalë ngordhalaq, por piramidat e korrupsionit do të jenë po aty.

Postimi i plotë:

Peshku i madh e ha të voglin

(Populli)

Ne vitet ‘80, ndërmarrja e peshkimit përpiqej ta mbushte planin duke kapur peshq të vegjël. Mbushte anijet dhe dyqanet me arka me sardele, stavridh a bubicë, apo siç quhej ndryshe, peshk 20 leksh. Tek-tuk qëllonte në arkë edhe ndonjë kokërr pak më e madhe. Hante e ngopej njerëzia. Po kështu ndërmarrja e mobilerisë i shkonte pas avazit. Planin e mbushte me prodhim arkash e jo mobiljesh. Duheshin arka për peshq.

Këto më erdhën ndërmend duke lexuar stuhinë e lajmeve me SPAK këto ditë. Do të kalojë stuhia e rërës. Do të marrë me vete ndonjë kalë ngordhalaq. Do të na ikë rëra nga sytë e me siguri do të shohim që Sfinksi dhe piramidat e korrupsionit do të jenë po aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here