Sabatini: “Nuk është e vërtetë që Mihajlovic refuzoi Diego Costan”

0
97

Menaxheri i Bolonjës, Walter Sabatini, në mikrofonët e “NettunoBolognaUno”, ka dashur të sqarojë opinionin sportive dhe tifozët për të ashtuquajturën ‘çështja’ Diego Costa: “Nëse ka një person që i njeh kampionët, ky është Sinisa Mihajlovic dhe nuk është e vërtetë që ai e refuzoi Diego Costa.

Këtë mëngjes, një person shoqërues, jo agjenti, nuk e ka kuptuar se çfarë po nxirrte nga goja. Ai goditi Mihajlovic dhe gjithashtu goditi vetë lojtarin, sepse Diego Costa nuk u refuzua nga askush, lajmi që Sinisa e ka refuzuar atë nuk është e vërtetë. Në kokën e Sinisas ka qenë gjithmonë Arnautovic, si në të gjithë ne. Kjo nuk do të thotë që Diego Costa është refuzuar. Lojtari na u propozua, ne patëm një diskutim të brendshëm me trajnerin dhe drejtorin sportiv.

Ai është një lojtar i profilit shumë të lartë dhe unë jam i zemëruar me njeriun që përhapi fjalët se Mihajlovic ka refuzuar një lojtar të tillë. Dyshimet tona lidhet me një pasivitet të gjatë të Diego Costas, që mund të çojë në disa probleme fizike, por për cilësinë e lojtarit askush nuk mund të ngrejë dyshime. Operacioni nuk u mbyll siç është thënë, ishte vetëm një hipotezë dhe një klub duhet të bëjë vlerësime e tij.

Ne jemi të lidhur me idenë e Arnautoviç, kohët po zgjaten dhe kjo na bën të nervozohemi. Jemi duke punuar ditë e natë dhe madje, dje u përpoqëm të mbyllnim hendekun me kinezët. Plani ynë ‘A’ është Arnautovic dhe nuk e ndryshojmë atë. Ne e duam atë edhe pse ai nuk është akoma lojtari ynë. Shqetësoheni për klubet e tjera? Jo, Marko ma dha fjalën mua dhe Sinishës. Zgjedhja e tij është Bolonja. Problemi nuk është ai, por Shangai që mban kartonin e lojtarit dhe ne do ta zgjidhim këtë çështje,”- ka deklaruar menaxheri i Bolonjës, Walter Sabatini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here