Nga Artan Fuga
Ndoqa një kronikë televizive për bypass-in e Vlorës dhe pashë se :
Gazetaria televizive mediokre :
U paraqit kryeministri Rama që tha para kamerës, larg pyetjeve të gazetarëve që nuk dukeshin, se ky ishte një ndryshim që u ofrohej atyre që shkonte në Jug!
Okay!
Kjo nuk është gazetari, as propagandë madje, kjo është abuzim me telespektatorin! Me lekun që japim!
Gazetaria e mirë do të duhej:
1. Të raportonte faktet objektive : Sa km e gjatë është rruga, sa metra e gjerë, çfarë këndi të brendshëm kanë kthesat, ku kalon, në çfarë fshatrash, sa tokë kemi harxhuar, çfarë buxheti, kush e projektoi, cila firmë e punoi, çfarë materialesh u përdorën, sa kthesa, cfarë shpejtësie lejohet, çfarë ndriçimi, sa km shkurton ose shton, etj., etj.
Harrojini këto! Rëndësi ka çfarë thotë politikani! O gazetari leshi deklarative!
2. Gazetari duhet të raportonte nga terreni hipur në motorr, veturë, biçikletë po të donte edhe në gomar, por jo në vend të pamjeve të vërteta të jepte imazhe kompjuterike. O Zot si nuk lejojnë gazetarët të raportojnë live nga terreni?! Cfarë censure, cfarë kontrolli, edhe për një rrugë!
Ekrani vetëm me kryeministrin me syze dielli që bën komentet e veta, okay , kurse gazetari nuk duket, ku ka gazetar që raporton, zhdukur. Po po rroga fikse për gazetarët, se aty është puna!
3. Në vend të vinte mikrofonin në gojën e kryeministrit gazetarët duhet të shkonin te përdoruesit e rrugës, t’i pyesnin, merrnin mbresa, te ata që u shpronësuan, te ata që kanë kritika, a ku e di unë!
Cfarë mediokriteti!
Cfarë gazetari televizive leshi!
Mësojuni studentëve për gazetari mësojuni, si bëhet lajmi, shefi amator i merr dhe u thotë :
Doni punë?
Bëni të kundërtën e asaj që ju mësojnë në fakultet!
O Zot edhe mërziten kur ua thua me fakte dhe prova! Bëjnë sikur habiten! Edhe ushtrojnë presion.