Partneri i Hueyda El Saied birëson Gabrielin: Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar

0
234

Hueyda El Saied ka ndarë me të gjithë një lajm të lumtur përmes një postimi në Instagram. Ajo, i biri Gabrieli dhe partneri i saj, Thierry, janë tanimë ligjërisht familje. Thierry e ka birësuar Gabrielin dhe i ka dhënë mbiemrin e tij, duke i dhënë edhe Hueydës familjen që gjithmonë ka ëndërruar.

“Babë e bir… Duart më të bukura në botë për mua”, ka shkruar Hueyda mbi një foto të dorës së partnerit që mban dorën e të birit, duke shtuar: “Miqtë e mi, sot kam zemrën plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush, edhe unë kam shumë arsye që të mburrem. Ardhja e Gabrielit në jetën time dhe më pas ajo e Thierryt në jetën tonë ishin ndër gjërat më të bukura që kisha përjetuar deri më 2017-ën. Por 2021-shi, pavarësisht gjithë problemeve që ka sjellë pandemia, do të mbetet viti më i bukur për familjen tonë. Tashmë jemi ligjërisht të tre një familje e vërtetë, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, unë nga martesa dhe Gabrieli nga birësimi. Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar. Thierry me shaka thotë që na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua në katalog, por Gabrieli dhe unë themi të njëjtën gjë për të, ndaj falënderojmë Zotin që bëri që Thierry të “hapte” faqen ku ishte fotografia jonë e nuk u tremb teksa pa që po lotonim. Përfundimisht jeta ka më shumë imagjinatë se ne dhe është e bukur, shumë e bukur madje.”

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here