Në orët e fundit një thashethem është rikthyer nga Anglia: “Lazio e ka seriozisht për Xherdan Shaqirin”.
Futbollisti, një nga protagonistët e Zvicrës në kampionatin e fundit evropian, është një dëshirë e hershme e drejtorit sportiv, Igli Tare. Fillimisht shqiptari ka biseduar me trajnerin Maurizio Sarri dhe ky i fundit dha miratimin për të nisur negociatat me futbollistin.
Sipas asaj që është mësuar, Lazio i ka ofruar Liverpool 10 milionë euro plus dy bonuset. Liverpool nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin më pak se 15 milionë.Lojtari po shijon pushimet pas lodhjes në Europian.