Sarandë/ Lirohen plazhet publike, pushuesit kërkojnë rikthimin e shezlongëve

0
121

Plazhet publike më në fund i’u kthyen qytetarëve duke larguar shezlonget private, por ankesat e pushuesve të moshuar në Sarandë, janë më të çuditshmet këtë Verë.

Ata kërkojnë rikthimin e shezlongëve.

“Kam 15 vite që vijë gjithmonë në Sarandë, sepse më pëlqen shumë Saranda, por sivjet mbetëm shumë të pakënaqur. S’kemi ku të vendosim çadrat. “

“Nuk na sjellin, shezlongët siç na i kanë sjellë vit për vit, se moshë e madhe jemi, nuk ulemi dot”.

Të ardhur nga qytete të ndryshme, shprehen se në përgjithësi qyteti dhe plazhi u pëlqen, edhe pse ujërat e zeza nuk janë eleminuar tërësisht.

Transporti ndërqytetas në kaos, asnjë reagim nga Ministria e Infrastrukturës

Pogradeci ‘konkurencë’ me bregdetin jugor, shtohet numri i turistëve, vizitorë edhe në Lini dhe Tushemisht
“ Më pëlqeu Saranda. Uji është shumë i pastër. “

Kjo video tregon se si kanë plasur ujërat e zeza në plazhin publik të Çentralit.

“Ka pasur, por dje janë larguar të gjithë mjetet e lundrimit në bankina qendrore këtu afër plazhit.”

Bashkia Sarandë ka 155 stacione plazhi, ndërkohë që vetëm 20% e sipërfaqes së plazhit është lënë e lirë për qytetarët që nuk duan të paguajnë tek privati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here