Xhixho: Vendimi i GJK në favor të Teatrit, dëshmia se si regjimi ka shkelur shtetin e së drejtës!

0
131

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho,  e ka cilësuar shterues vendimin e Gjykatës Kushtetuese përsa i përket paligjshmërisë në të cilën është kapur qeveria Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar ka zbardhur në mënyrë shteruese të gjitha paligjshmeritë e ndodhura në këtë proçes antikushtetues që është në fakt deshmia më e qartë se mungesa për vite të tëra e kësaj gjykate ka dëmtuar rëndë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e qytetarëve për të mbrojtur në rrugë kushtetuese pronën publike dhe të drejtat e tyre kundrejt këtij regjimi.

Argumentat e plotë për antikushtetueshmërinë e ligjit “Fusha” , gjithashtu dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës tregojnë qartë se kauza 2 vjeçare për mbrojten e një vepre të trashigimisë kulturore, historike por dhe emocionale siç do shprehej Gjykata Kushtetuese ishte jo vetëm e drejte por do të ishte e mundur që ajo godinë sot të ishte ende e paprekur në qofte se Gjykata Kushtetuese do kishte funksionuar .

Tani që Gjykata zbardhi vendimin secili institucion të nxjerri detyrimet e veta për zbatimin e tij dhe përgjegjësit të përballen me forcën e ligjit për këtë dem që i bën qytetarëve dhe pronës publike në kulmin e pandemisë dhe në formën më të dhunshme të mundshme .

Te jetë një mësim i madh që mbi Kushtetutën nuk mund të dali askush dhe vendi sot e ka jetike të kthehet në kushtetushmëri dhe në shinat e shtetit ligjor.

#teatriatydheashtusiishte’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here