Qeveria shton afatin e përdorimit dhe zgjeron territorin në dispozicion të Green Coast në Palasë…

0
85

Një vendim i Këshillit të Ministrave ka vendosur të ndryshojë lejen e përdorimit të brigjeve për Green Coast si investitor strategjik në Palasë duke shtuar afatin e përdorimit dhe duke zgjeruar territorin në dispozicion.

Koha e përdorimit kalon nga njëzet vjet në tridhjetë vjet, ndërsa VKM ndryshon fjalët “… brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar me vendim KIS-it” duke i zëvendësuar ato me “… brenda koordinatave të sipërfaqes, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur, pjesë përbërëse e këtij vendimi.

“Përjashtimisht, kontrata mund të rishikohet me kërkesë të investitorit strategjik “Green Coast”, në rast se kërkohen të shtohen sipërfaqe plazhi në përdorim, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi” – thuhet në vendim.

Këshilli i Ministrave, në vendimin e nënshkruar nga zv. kryeministri Erion Braçe ngarkon ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, bashkinë Himarë dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve për zbatimin ndryshimeve.

Green Coast është projekt vilash resortesh e hotelesh, i ngritur deri më sot në një sipërfaqe 185 mijë metra katrorë dhe Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi në vitin 2020, që t’i jepte statusin e investitorit strategjik projektit për një vlerë investimi 125.4 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here