Komuniteti Mysliman i Shqipërisë feston nesër ditën e parë të Kurban Bajramit, duke njoftuar edhe programin zyrtar të saj.
Sipas njoftimit, Namazi i Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë dhe aktiviteti vijon si më poshtë:
NJOFTIM!
KURBAN BAJRAMI 2021
Të dashur qytetarë, nesër është dita e parë e Kurban Bajramit!
Më poshtë gjeni programin zyrtar të organizimit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Kurban Bajrami është ditën e martë (nesër), më 20 korrik 2021.
Namazi i Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
• 05:50 Hapja e programit
• 05:55 Këndim Kurani, Imami Bilal Teqja
• 06:00 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
• 06:10 Ligjërata e Nënkryetarit të KMSH-së, z. Taulant Bica
• 06:20 – Falja e Namazit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
• 06:25 – Hutbeja e Bajramit, Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!