Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret me rastin e Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Spahiu thotë se në këtë festë, duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.Ndër të tjera kreu i KMSH-së thekson se ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.
“Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata”, thekson kryetari i KMSH, Spahiu.