Edi Rama u është përgjigjur biznesmenëve vlonjatë që kanë nisur një protestë.
Pas dhunës së mbrëmshme të policisë dhe protestës së sotme të biznesit që ka ulur qepenat, ka reaguar edhe Rama.
Ky i fundit thotë se nuk do të ketë muzikë pas orës 23:00. Ndërsa u bën thirrje të gjithë vlonjatëve që nëse duan të kërcejnë e këndojnë, të shkojnë në natyrë, pyje.
Reagimi i Edi Ramës në Twitter:
Protestë në Lungomare për muzikën?
1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.