Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët reshje të dëndura kanë përfshirë Tiranën.
Pas ditës së djeshme kur e gjithë Shqipëria ishte nën ndikimin e motit të keq edhe kjo e hënë është “pushtuar” nga stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Stuhia përsëri ka mbërritur në Tiranë, ku qielli papritmas është errësuar dhe reshjet në formë shtrengatash kanë përfshirë kryeqytetin.
Sipas sinoptikanëve këto reshje pritet të pakësohen gjatë orëve në vijim duke i lënë përsëri vend ditës së nesërme motit me diell dhe temperaturave verore.