Akuza dhe kundërakuza, dyshime për tradhti, dhunë dhe ecejake në polici dhe gjykatë. Kjo është panorama që ndjek procesin e divorcit mes çiftit nga Lezha, Gjet dhe Dava Ndoj. Në këtë situatë janë përfshirë dhe fëmijët e çiftit dhe familjarë të tyre, të cilët në një farë mënyre janë përfshirë në këtë marrëdhënie të vështirë dhe po vuajnë pasojat.
Në studion e Emisioni “Me zemër të hapur”, këtë të martë ishte Dava, e cila vjen për një përballje me bashkëshortin, që u rrëfye një javë më parë. Dava mohon të ketë braktisur familjen dhe pretendon se drejt divorcit e çoi tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna e tij.
Ndiqni rrëfimin:
Evis Ahmeti: Para sa vitesh jeni martuar me Gjetën?
Dava: Tani bëjmë 17 vite martesë dhe kemi 4 fëmijë. 2 fëmijë i kam me probleme që jemi lodhur në spitale. Djali ka probleme të epilepsisë ndërsa vajza me zhvillim të vonuar. Në fillim kishim marrëdhënie të mira. 4 vitet e fundit u bë agresiv dhe nuk na përkushtohet. Këtu lindën dyshimet e mia.
Evis Ahmeti: Pse ndodhi ftohtësia? I dhe ti shkak?
Dava: E fajësoj veten se besoj se ai ka përfituar nga dashuria e madhe që kisha për atë. Jam përkushtuar shumë ndaj djali. Ai ka familje të madhe, por unë kam shkuar mirë me ato.
Evis Ahmeti: Gjeta tha që konfliktet nisën pas një aksidenti?
Dava: Jo ka qenë edhe më parë. Unë zbulova se ai më tradhtonte. E zbulova nga mesazhet në telefon. Ai se jepte kurrë telefonin. Më lëndoi se ne u rritëm bashkë. Kur i thashë e pranoi dhe më tha jam mashkull dhe më lejohet. Më pas debatet kanë qenë të ashpra. Madje edhe në sy të fëmijëve. Unë i kërkoja të takoheshim jashtë por ai nuk pranonte.
Evis Ahmeti: Kur je dhunuar për herë të parë?
Dava: Kam rreth 2 vite. Unë skam kërkuar ndihmë. Kam heshtur për hir të fëmijëve. Unë jam dhunuar në sy të fëmijëve ndaj ata nuk duan të flasin më me të atin. Urdhrin e mbrojtjes nuk e kërkova unë por Gjeta. Unë heshta për fëmijët.
Evis Ahmeti: A ke pretendime se aksidenti që ke bërë ka gisht Gjeta?
Dava: Jo nuk e kam faj1%suar as unë dhe as babai im. Gjeta në atë kohë ka qenë në Itali. Aksidentet ndodhin.
Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi në 16 janar?
Dava: Historia nis në datën 15 janar. Për shkak të tradhtisë unë i kërkova divorcin. Shkuam në polici, por duke qenë se ishim me mirëkuptim na thanë të shkojmë në gjykatë. Gjykata na dërgoi tek një noterë, e cila na dha një letër për ndarjen e fëmijëve, por unë nuk e firmosa. Kjo e nervozoi Gjetën dhe më dhunoi në sy të fëmijëve. Dhunoi dhe vajzën, e cila hyri në mes për të na ndarë. Nuk kam gjetur asnjë mbështetje.