Kim me mesazh nga Kakavija: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë krimit

0
131

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhen në Kakavijë.

Qeveria e SHBA-së i ka dhuruar disa pajisje Policinë së Shtetit në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit. Gjatë fjalës së saj Kim tha se SHBA d otë jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë dhe insitucioneve që luftojnë kundër korrupsionit.

Ndër të tjera Kim u dha një mesazh punonjësve të policisë, por edhe institucioneve duke thënë se duhet të tregohen të pamëshirshëm përball krimit.

“Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj, por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA. Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.

Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit,”, u shpreh Kim ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here