Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se:
Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.