Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët që shpërthyen mbrëmjen e sotme në pjesën lindore të ishullit.
Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.
Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtëpitë e banuara.