Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lumin Osum, ku është mbytur një 7-vjeçar.
Bëhet me dije se i mituri 7-vjeç me inicialet N. P., ka qenë duke u larë, kur është mbytur. Mësohet se i ati ishte duke kullotur bagëtitë, kur djali është shkëputur dhe është futur në lumë për t’u larë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.