Luan Baçi në krah të Petro Koçit: Çdo akuzë e tij qendron, SPAK të veprojë edhe ne Fier!

0
135

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ka dalë në krahë kolegut të tij socialist petro Koçi, i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet në Bashkinë e Fierit pasi tenderat po kontrollohen nga kimi.

Në reagimin e tij Baçi thekson se kryetari i Bashkisë Armando Subashi po i jep çdo tender krimit, dhe fondet publike tashmë kontrollohen nga mafia.

Sipas tij çdo deklarata e bërë nga Petro Koçi ëhstë reale dhe se akuzat e tij qendrojnë.

Postimi i Baçit:

SPAK te veproje edhe ne Fier me Armando Subashin. Qyteti ne duart e krimit te organizuar te lidhur me pushtetin per vjedhjen e fomdeve dhe pasurive publike.

SPAK duhet te zbrese ne  Fier!

Une jam dakord me Petro Koçin!

Drejtues dhe perfaqesues te PS ne Fier u kujtuan papritmas te vene alarmin, per abuzimet dhe vjedhjet me tenderat, dhe fondet publike nga pushtetaret e zgjedhur dhe te emeruar nga vete Partia Socialiste, per shperdorimet e detyres dhe keqtrajtimet  e qytetareve nga drejtuesit e institucioneve, per krijimin e nje klime terrori dhe frike per qytetaret, per fermeret, per bizneset dhe gjithe shoqerine!

Ndersa KM i vendit ” kujdeset” qe ta lavderoje Subashin e bashkise Fier, ne nje nga daljet e tij te shumta ne publik, per dy kanale kulluese qe i ka pastruar mire dhe nuk ka abuzuar duke bere “namin” me 200 milione lek le te vjetra si kolegu i Lushnjes, qe ra ne rrjeten e SPAK, Petrua i ben thirrje SPAKUT, qe te zbrese urgjent ne Fier, per te mos e lene qytetin ne duart e krimit te organizuar dhe mafies qe eshte lidhur forte dhe pazgjidhshmerisht me drejtuesit e institucioneve ne Fier duke abuzuar dhe vjedhur me miliona € fonde publike!

Ka reagime te shumta ne rrjete sociale nga shume drejtues socialiste te institucioneve, ku kundershtojne dhe sulmojne Petron, per kete qendrim te tij dhe per denoncimin publik qe ai ben, duke i quajtur te pa baza akuzat e tij dhe me qellime te caktuara, per perfitime personale dhe per vendosje te kontrollit te vet mbi institucionet se sipas gojeve te liga, nuk e pyet askush nga drejtuesit dhe se ndihet jashte loje!

Une jam dakort me z Koçi dhe e mbeshtes plotesisht ate!

Por qytetaret ke te besojne?

Edi Ramen qe lavderon publikisht Subashin per performance te shkelqyer, apo Petro Koçin qe e akuzon (pavaresisht se nuk permend emra) per abuzime te medha me fondet publike!

Pse e sulmojne publikisht Petron drejtues dhe ish drejtues lokal te institucioneve te PS ne Fier, per keto denoncime dhe per me teper pse ai i ben denoncimet publike?

Nga njera ane, kjo tregon se denoncimet e Z Koçi jane te drejta dhe qendrojne, por nga ana tjeter tregojne se behen per interesa te ngushta, per arsye personale dhe te grupimit te ri te krijuar ne Fier brenda PS ne luften per pushtet!

Denoncimi i Z Koçi nuk eshte i pa degjuar dhe i pa njohur nga qytetaret Fierak dhe nga gjithe vendi, pasi ka vite qe Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime te medha me tendera dhe fonde publike jo vetem per bashkine Fier, por edhe per institucione te tjera!

Nuk duhet harruar kompania gjigande Alpetrol, qe eshte bere strehe e militanteve te rilindjes dhe vater e madhe korrupsioni, dhe vjedhje e shumave marramendese te parave te taksa paguesve Shqiptare  por dhe shume institucioneve te tjera, me peshe me te vogel se kjo!

E reja ketu eshte, se denoncimin tashme e ben vete Partia Socialiste, e ben Kryetari I PS ne Fier dhe deputet i zgjedhur i parlamentit!

Pavaresisht qellimit, pavaresisht se perserit ato qe ne kemi thene forte gjate ketyre viteve opozite, une e pershendes dhe jam dakort me denoncimin e tij!

Kjo tregon vertetesine e denoncimeve tona dhe luftes tone opozitare, kjo tregon se ne nuk kemi bere politike dhe denoncime per perfitime te kredove politike, por beteje per te verteten dhe ne krahe te qytetareve!

Kjo tregon se masakra elektorale e 25 Prillit ka qene prezente me shume nga sa duket edhe ne Fier, pasi parate e shumta, dhe abuzimet me tenderat kane bere punen e tyre dhe kete tashme po e pranojne edhe vete!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here