Princi George feston 8 vjetorin dhe menjëherë nga mami Kate Middleton vjen foto e urimit, për fëmijën e saj të parë. Fotoja është realizuar në Anmer Hall, në Norfolk ku Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë me tre fëmijët e tyre, larg konfuzionit të Londrës. Në foto i bëhet një homazh edhe princit Philip, djali është ulur në makinën e stërgjyshit, që u nda nga jeta në prill.
I qeshur dhe më sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi, i vogli duket se ngjan shumë me babain William. George është i treti në listë radhazi për fronin mbretëror britanik, pas princit Carlo dhe William. Sipas shtypit britanik, djali është informuar për këtë detaj, për të ardhmen e tij nga prindërit, vitin e kaluar.
Pavarësisht këtij fakti William dhe Kate përpiqen ta rrisin George si një fëmijë të zakonshëm, duke e mbajtur larg presionit mediatik. Duket se pasioni i tij janë traktorët dhe jeta në natyrë, trashëgimi gjenetike që duket se e ka nga gjyshi Carlo.
Edhe futbolli duket se i pëlqen shumë vogëlushit, siç tregojnë fotot në Wembley në finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë. Një fëmijë shumë normal si shumica, por me perspektivën e një të ardhmeje si Mbret.