Rruga doli që ishte tepër e ngushtë/ Rama me Ballukun në krahë, justifikohet: Kështu i ka edhe Erdogani

0
167

Edi Rama, ka një përgjigje për të gjithë ata që shajnë rrugët e ngushta. Sipas tij, rrugët turistike janë të ngushta në të gjithë Europën. Këtë koment, KM e bëri teksa vizitoi rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës. Epo, kjo qenka arsyeja që shumë rrugë në Shqipëri janë të ngushta, jo se abuzohet me tenderat dhe projektet e tyre.

Rama u shpreh:

Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, rrugët turistike nuk duhen të gjejmë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike, tani të gjitha asket e kthejnë Tepelenën nga një xhep fals në një pikë distribucioni të lëvizjes për turistët që vijnë qoftë nga juglindja, qoftë ato që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës apo jugut përmes Sarandës dhe e gjitha bëhet një pamje fantastike turistike që dhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur gjithnjë e më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here