Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur në lidhje me variantin Delta të Covid-19 që rrezikon të prekë edhe vendin tonë.
Tomini është shprehur se nëse do të konfirmohen varianti Delta atëhere do të ketë rishikohen masat kundër Covid.
“Nëse konfirmohet varianti Delta, do të ketë një qasje ndryshe. Në kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit fizik, elementët e higjinës personale, vendosjes së maskës në ambjente të brendshme.
Sigurisht, evidentimi i agresivitetit, i transmetueshmërisë, numrit të rasteve, të dhënave epidemiologjike, numrit të rasteve që do të hospitalizohen, pozitivitetit në 24 orë, do të rivlerësohen më pas me qarkullimin e variantit Delta. Ashtu sikundër ne vlerësuam variantin britanik, ku bëmë ato tranzitet ajrore me Britaninë e Madhe.
Çdo element përkundrejt masave shtrënguese varet nga situata epidemiologjike, ecuria e rasteve në vijim por dhe konfirmimit nga Berlini.”, u shpreh Tomini për A2.