Agjencia e Blerjeve të Përqendruara 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit!

0
178

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) i shkaktoi buxhetit të shtetit 200 milionë lekë dëm ekonomik duke zbatuar dy urdhëra të nxjerrë në shkelje të ligjit nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP).

Këtë e konstatoi Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) që pas një auditimi zbuloi se dëmi është shkatkuar përmes dy shkeljeve kryesore:

  1. Disa oferta te paraqitura kanë tejkaluar fondin limit dhe nuk janë skualifikuar; duke shkelur ligjin në pjesën e llogaritjes së ofertës anomalish të ulët, duke rritur koston e blerjeve të mallrave në dëm të buxhetit të shtetit në vlerën 72,388,830 lekë me TVSH.
  2. Si pasojë e vlerësimit të ofertave sipas përcaktimeve në udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik “bazuar në shumatoren e çmimit për njësi” dhe jo çmimin më të ulët, ku janë shpallur fitues operatorë ekonomik që kanë paraqitur ofertat me vlera me të larta se operatorët e tjerë të kualifikuar.Ky fenomen është konstatuar në 12 procedura prokurimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 127,598,000 lekë me TVSH.

ABP është në varësi të ministrisë së Brendshme dhe ka si funksion kryerjen për llogari të qeverisë të tenderëve me fonde në vlera të mëdha në lidhje me mallra apo shërbime.

Shkak për dëmin prej 200 milionë lekësh, sipas KLSH-së është bërë nxjerrja në kundërshtim me ligjin e dy udhëzimeve të APP-së:

  1. Udhëzimi “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” për t’u zbatuar nga të gjitha Autoritetet Kontraktore.
  2. Udhëzimi “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime” për t’u zbatuar nga ABP.

Në lidhje me shkeljet e mësipërme, KLSH i ka rekomanduar ABP-së të njoftojë APP-në, që të analizojë me grup pune të veçantë, shkaqet, arsyet dhe të nxjerrë përgjegjësitë për dëmin ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën 200 milionë lekë.

Pak javë më parë 8 zyrtarë të këtij institucioni në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here