Akuza të forta nga Arben Malaj: Kriminelët po marrin tendera në Fier! SPAK do ta pyesë Petro Koçin edhe për akuzat publike ndaj Ramës

0
178

Prokurorët e SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Fierit dhe kanë marrë tre dosje që kanë lidhje me tenderat të dhënë nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi, pas denoncimeve publike të njëpasnjëshme të socialistit Petro Koçi.

Ky i fundit prej ditësh ka hedhur akuza se kriminelët po marrin tendera në Fier, ndërkohë që SPAK e ka thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Në lidhje me thirrjen e Koçit në SPAK, ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë, pasi thotë se Petro Koçi do të pyetet jo vetëm për tenderat e bashkisë së Fierit, por edhe për akuzat e mëhershme publike ndaj Edi Ramës.

Sipas Malaj, Petro Koçi do të duhet të ëprgjigjet për akuzat “Një pallat – një votë” dhe për korruptimin partiak nëpërmjet sistemit “votues një përdorimësh” në kongreset e Rilindjes, akuza që Koçi i ka bërë më herët kundrejt kryeministrit Rama.

Postimi i Arben Malaj:

SPAK pritet ta pyes Petron edhe per akuzen publike “Nje pallatë – Nje votë.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se  meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate  gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve  te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij  publike  kunder Rame si :

“Nje pallatë – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te  vertetoi se Petro nuk po I sherben askujt por por  vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa  socialisteve  nga Fieri –  Petro e meriton  mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.

Fundjave shplodhese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here